Zlatan Ibrahimoviq u përfshi në listën e përzgjedhësit të Suedisë, Janne Andersson, për duelet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”.
Megjithatë, shërimi nga lëndimi i zgjatjes së muskulit shkoi më ngadalë sesa që u mendua. Ibrahimoviqi nuk ka luajtur që prej duelit me Lazion për shkak të dëmtimit të muskulit.
“Sky Sport Italia” ka raportuar të enjten se Zlatani është kthyer i plotë në stërvitje, bashkë me Davide Calabrian dhe Rade Kruniqin.
Ndërkohë, “football-italia” njofton se ai do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Veronës në fundjavë, ndërsa do të ketë minutazhë në fundin e atij dueli.
40-vjeçari ka luajtur vetëm 30 minuta këtë sezon me Milanin dhe ka shënuar një gol.