Sport

Barcelona interesohet për Jose Gayan

Barcelona është duke larguar shumë futbollistë, por po shikon mundësi edhe për transferime.

Emri i fundit që është përmendur, por jo për herën e parë, është Jose Gaya i Valencias.

Gaya ka luajtur më shumë se 200 ndeshje të ligës për klubin ku është rritur dhe tani është kapiten në moshën 26-vjeçare.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të enjten se negociatat për kontratën e re të Gayas nuk po shkojnë mirë, teksa ajo skadon në vitin 2023.