Qendërmbrojtësi i Romës, Roger Ibanez pritet që së shpejti të luajë për Përfaqësuesen e Italisë.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini po e sheh Ibanezin si të nevojshëm për ekipin e tij dhe tashmë po planifikon ta thërrasë. Në momentin që Mancini i bën ftesë, Federata e Futbollit të Italisë do të nis me procedurat që Ibanezit t’i mundësohet të luajë për “Azzurrët”.
Ibanez ka tri pasaporta, pasi është lindur në Brazil, rritur në Uruguai dhe i ka paraardhësit nga Italia. Ai u pajis me pasaportën italiane para se t’i bashkohej Atalantas në fillim të vitit 2019 dhe Mancini po dëshiron të përfitojë nga kjo situatë. Ibanez 22-vjeçar ka pranuar se ëndërron të luajë për Brazilin, por ka shtuar se nuk do ta refuzonte as ftesën e Italisë. Ibanez iu bashkua Romës para fillimit të këtij edicioni dhe me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai ka 11 ndeshje për Romën në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.