Sport

Te Istogu ka optimizëm para ndeshjeve evropiane

 

Skuadra e hendbollit Istogu në konkurrencën e femrave, në një atmosferë pozitive po vazhdon përgatitjet për ndeshjet në Kupën Evropiane. Hendbollistet e Istogut do të luajnë në rrethin e dytë ndaj skuadrës nga Islanda, KA/Por.

Te skuadra istogase optimizmi është i madh për të pasur sukses këtë edicion në garat evropiane. Për Istogun, njërën prej skuadrave më të mira në vend, kjo do të jetë paraqitja e gjashtë në garat ndërkombëtare. Trajneri Faruk Shala ndeshjet ndaj skuadrës KA/Por i ka vlerësuar shumë të vështira. Mirëpo ai ka insistuar se ekipi është në përparësi për shkak se të dyja ndeshjet i luan në shtëpi. Megjithatë, ai ka pranuar se nuk do të jetë aspak lehtë përballë ekipit nga Islanda që konsiderohet favorit.