Sport

Pedri me kontratë të re te Barcelona

Foto: AP
 

Mesfushori Pedri ka arritur marrëveshje me skuadrën e Barcelonës për të firmosur kontratë të re, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2026.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet spanjolle, që kanë njoftuar se zyrtarizimi i kontratës së re të Pedrit është vetëm çështje kohe. 18-vjeçari ka kontratë aktuale me Barcelonën deri në vitin 2024 kurse në kontratën e re, ka të përfshirë edhe një klauzolë në vlerë prej 600 milionë eurosh.