2 perditesime
22:48

Shaqiri asiston dy gola, Zvicra triumfon 4:0 ndaj Lituanisë

Xherdan Shaqiri ka asistuar dy gola sonte, ndërsa Zvicra triumfoi 4:0 në udhëtim ndaj Lituanisë, në ndeshjen e Grupit C të eliminatoreve për Botërorin 2022.

Shaqiri asistoi golin e parë dhe të tretë, që u shënuan nga Breel Embolo (31’, 45’). Golin e dytë për Zvicrën e shënoi Renato Steffen (42’) ndërsa të katërtin Mario Gavranoviq (90+4’).

Shaqiri luajti 76 minuta dhe u zëvendësua me Gavranoviqin. Albian Ajeti ishte në stol.

Pas gjashtë ndeshjeve në Grupin C, Zvicra zë vendin e dytë me 14 pikë, sa i ka edhe Italia që kryeson. Bullgaria është e treta me tetë pikë nga shatë ndeshje. Bullgaria sonte ka triumfuar 2:1 në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut.

21:34

Shaqiri dy asistime, Zvicra në epërsi të thellë ndaj Lituanisë

Xherdan Shaqiri ka asistuar dy gola për Zvicrën në ndeshjen kundër Lituanisë.

Zvicra po kryeson 3:0 në ndeshjen që po luhet në Lituani dhe është e vlefshme për Grupin C të eliminatoreve për Botërorin 2022.

Shaqiri asistoi golin e parë dhe të tretë, të dy të shënuar nga Breel Embolo, në minutat e 31-të dhe 45-të. Renato Steffen në minutën e 42-të realizoi golin e tjetër të Zvicrës.

 

 

21:21

Shaqiri asiston, Zvicra në avantazh ndaj Lituanisë

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri ka asistuar, ndërsa Zvicra po kryeson 1:0 në udhëtim ndaj Lituanisë në ndeshjen eliminatore të Botërorit 2022.

Shaqiri asistoi për Breel Embolon që shënoi golin e avantazhit në minutën e 31-të. Ai krosoi nga korneri.

Ndeshja i takon Grupit C të eliminatoreve.

Shaqiri është titullar te Zvicra, ndërsa në stol gjendet Albian Ajeti.