Sport

Challandesi kërkon që Kosova ndaj Suedisë ta konfirmojë formën e shtatorit

Foto: KOHA
 

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes beson se “Dardanët” ndaj Suedisë do të dalin në fushë për ta konfirmuar formën e mirë të muajit shtator.

Challandes ka thënë se ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e ekipit muajin e shkuar dhe shpreson që edhe ndaj Suedisë të ketë një lojë të tillë. Megjithatë, ai ka thënë se Suedia mbetet një kundërshtar i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që i ka luajtur deri më tani.