Sport

Barcelona luan tek Atletico pas dështimit në mesjavë

Descriptive Text

Barcelona do të ketë udhëtim tejet të vështirë në La Liga këtë fundjavë. Të shtunën në orën 21:00 luan me kampionin në fuqi të Spanjës, Atletico Madridin.

“Wanda Metropolitano” do të jetë shtëpia nikoqire e Barcelonës, me lojtarët e këtij ekipi që do të hyjnë në lojë me kokën ulur, shkaku i një tjetër dështimi që e patën në Ligën e Kampionëve.

Në fakt, vetëm një nga katër skuadrat spanjolle në “Champions” doli e pamposhtur, ndërsa një tjetër barazoi.

Real Madridi humbi nga Sheriff Tiraspoli, Barcelona u mposht nga Benfica, Villarreali humbi në fund nga Manchester Unitedi, derisa Sevilla barazoi me Wolfsburgun.

Skuadra e vetme spanjolle që fitoi në xhiron e dytë të fazës së grupeve ishte Atletico Madridi. Atletico e fitoi duelin shumë të vështirë kundër Milanit, e që u përcoll me shumë kritika drejt gjyqtarit turk, Cuneyt Cakir.

Atletico Madridi në derbin kundër Barcelonës hyn në vendin e katërt me tri pikë prapa liderit, Real Madrid, ndërsa Barcelona pozicionohet në vendin e gjashtë me 12 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

E lideri i La Ligës spanjolle, Real Madridi, do të ketë punë në udhëtim tek Espanyoli në orën 16:15 të dielën.

Espanyoli i ka humbur 13 nga 14 ndeshjet e fundit në La Liga kundër Real Madridit, ndërsa fitoren e vetme nga kjo seri negative, e kishte arritur në edicionin 2017/18, kur fitoi me rezultatin minimal, 1:0.