1 perditesime
22:58

Fitore minimale për Dortmundin

Goli i shënuar në minutën e 37-të nga Donyell Malen e ka vendosur sfidën në mes të Borussia Dortmundit dhe Sportingut.

Dortmund ka fituar 1:0 ndeshjen e luajtur në shtëpi.

Dortmundi është i dyti në grupin C me 6 pikë, sa i ka edhe Ajaxi në vendin e parë.

Beshiktashi e Sportingu mbesin pa pikë në këtë grup.

21:48

Dortmundi avancon në pjesën e parë ndaj Sportingut

Borussia Dortmund e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1:0 ndaj Sportingut me golin e shënuar nga Donyell Malen.

Ai e shënoi golin në minutën e 37-të. Ky takim është duke u zhvilluar në Dortmund dhe i takon Grupit C.