Sevilla i ka caktuar çmimin sulmuesit maroken Youssef En-Nesyri, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës.
Për ta lënë të lirë 24-vjeçarin, skuadra nga La Liga po kërkon 40 milionë euro. Arsenali mbetet ekipi më i interesuar për shërbimet e En-Nesyrit, i cili po shihet si zëvendësim i duhur për francezin Alexandre Lacazette që pritet të largohet nga londinezët gjatë miniafatit kalimtar të janarit.
En-Nesyri është pjesë e Sevillas prej fillimit të vitit 2020 kur iu bashkua nga Leganesi dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon, ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në shtatë paraqitje në të gjitha garat.