Sport

Ardian Nuhiu merr përgjegjësinë për humbjen nga Gjilani

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka marrë përgjegjësinë pas humbjes në derbin ndaj Gjilanit.

Trajneri shkupjan përgëzoi lojtarët e tij për angazhimin në këtë përballje.

“Një pjesë e parë e ekuilibruar, shumë e kujdesshme. Ishim pak më mirë por jo mjaftueshëm për ta rrezikuar kundërshtarin. Në pjesën e dytë në momentin më të mirë tonin nuk arritëm t’i shfrytëzonim rastet. Pastaj erdhi aftësia individuale e Prognit që hapi ndeshjen”, ka thënë Nuhiu.

“Nuk diskutohet, ishim me një lojtar më pak në fushë dhe me këtë rrezikuam më shumë. Më pas erdhi kundërsulmi dhe u realizua goli i dytë. Për këtë ndeshje si trajner unë marrë përgjegjësitë pasi lojtarët u angazhuan maksimalisht”, ka shtuar Nuhiu.