Sport

Avdijaj shënon gol pas dy vjetësh

Donis Avdijaj ka shënuar gol pas dy vjetësh. Ai ka shënuar gol për Hartbergun që po pëson disfatë në pjesën e parë nga Austria e Vjenës me rezultatin 3:2.

Kjo përballje i takon javës së nëntë të Bundesligës së Austrisë. Avdijaj ka shënuar në minutën e tetë të kohës shtesë të pjesës së parë.

Golin e fundit e pati shënuar më 23 shtator në humbjen e Trabzonsporit ndaj Sivassporit të Turqisë.