Sport

Reali nuk shfrytëzon gabimet e Barcelonës dhe Atleticos

Real Madridi nuk ka mundur të shfrytëzojë barazimin e Barcelonës dhe humbjen e Atleticos për të rritur diferencën në vendin e parë, duke barazuar pa gola me Villarrealin në “Santiago Bernabeu”.

Pjesa e parë u dominua lehtësisht nga “Nëndetësja e Verdhë”, por pa mundur të shënonte në portën e Courtois.

Në 45 minutëshin e dytë dhe me inkuadrimin e Camavingas, Reali filloi t’i jepte shkëndijat e para, por megjithatë nuk ia doli të shënonte deri në fund.

Me këtë barazim, Reali mban vendin e parë me 17 pikë, tre më shumë se ndjekësja Sevilla që ka një ndeshje më pak. Villarreali me tetë pikë renditet i dhjeti.