Sport

Ulpiana dhe Dukagjini ndajnë pikët

Ulpiana dhe Dukagjini kanë luajtur baras 0:0 të shtunën në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në një ndeshje me mundësi shënimi asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë golin e fitores.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që rrezikuan dy herë me sulmuesin, brazilian, Marclei Santos por ishte portieri Kenan Haxhihamza që priti me sukses.

Te nikoqirët tentoi edhe Iran Junior por ishte sërish Haxhihamza që u mohoi golin.

Edhe në pjesën e dytë vendasit patën mundësi shënimi me Juniorin që përballë Haxhihamzës dështoi sërish.

Te skuadra mysafire në rast të mirë shënimi ishte Ahmed Jonuzi që nuk arriti të gjejë cakun.

Deri në fund të dy skuadrat tentuan të shënonin por nuk e arritën një gjë të tillë duke bërë që ndeshja të mbyllet 0:0.

Ulpiana pas gjashtë ndeshjeve ka pesë pikë derisa Dukagjini tri sosh.