Atletico Madridi është befasuar të shtunën në udhëtim duke u mposhtur nga Alaves me rezultatin 1:0.
Kampioni në fuqi i Spanjës ka pësuar humbjen e parë nga Alaves që nuk dinte për fitore në gjashtë ndeshjet e para.
Ndeshja u dominua nga skuadra e trajnerit, Diego Simeone, por nuk arriti të gjente cakun.
Goli i Victor Laguardia, i shënuar në minutën e katërt, i dha skuadrës së tij pikët e para këtë sezon.