Manchester City ia ka shkaktuar humbjen e parë në edicionin e ri të Premier Leagues Chelsean.
Ekipi i Pep Guardiolas ka mposhtur kampionin e Evropës 1:0 si mysafir me golin e vetëm të shënuar nga Gabriel Jesus.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të Premier Leagues.
Me humbje është njoftuar edhe Manchester Unitedi që pësoi 1:0 si nikoqir i Aston Villas.
Kortney Hause realizoi golin e fitores në minutën e 88-të. Në minutat shtesë, Bruno Fernandes huqi penalltinë për Unitedin.
Pas gjashtë ndeshjeve, City, Chelsea e Unitedi kanë nga 13 pikë, po aq sa Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.