Real Madridi është i interesuar ta forcojë repartin e mbrojtjes me qendërmbrojtësin e Leicesterit, turkun Caglar Soyuncu kanë raportuar mediumet spanjolle.
Soyuncu po shihet te Reali si përforcim i duhur për mbrojtjen dhe po pëlqehet edhe nga trajneri Carlo Ancelotti. Për 25-vjeçarin Reali është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro dëmshpërblim.
Reprezentuesi turk ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2023. Ai iu bashkua Leicesterit në vitin 2018 nga Freiburgu kurse këtë edicion për ekipin anglez ka tetë paraqitje në të gjitha garat.