Futbollistet e përfaqësueses U17 të Shqipërisë kanë pësuar një humbje shumë të thellë të premten në Elbasan.
Në kuadër të raundit kualifikues të Evropianit për këtë grupmoshë, Shqipëria pësoi 8:1 nga Mali i Zi. Ishte kjo ndeshja e parë e Grupit 6 të Ligës B. Në këtë grup bën pjesë edhe Azerbajxhani.
Mali i Zi shënoi golin e parë në minutën e dhjetë dhe më nuk u ndal. Shqipëria golin e vetëm e shënoi në minutën e 88-të nga penalltia.