Marco Asensio do të largohet nga Real Madridi. Sulmuesi spanjoll në sezonin e ri nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.
Këtë sezon sulmuesi është përdorur si zëvendësues, ku në katër paraqitje në La Liga ka vetëm 68 minuta lojë.
Kjo ka bërë që lojtari ta kërkojë largimin në afatin kalimtar të janarit.
Klubi madrilen thuhet se është pajtuar dhe do të presë oferta për ta shitur sulmuesin.
24-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023.