Sport

Lyoni në garë për Iscon

 

Pas skuadrave nga Serie A, Milanit e Juventusit, edhe Lyoni është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Iscos. “Fichajes” ka raportuar se Lyoni është i gatshëm të bëjë ofertë për transferimin e Iscos gjatë miniafatit kalimtar të janarit, pasi mesfushori ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Isco nuk po bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti dhe për këtë arsye dëshiron ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Këtë edicion, Isco ka katër paraqitje apo 139 minuta lojë në total në La Liga me Realin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën tjetër.