Futbollisti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi mund të ndërrojë skuadër, por jo kampionat.
Anglezi që nuk ka arritur të ketë hapësirë të mjaftueshme te skuadra që po drejtohet nga trajneri Thomas Tuchel, mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, ani pse ka kontratë deri në vitin 2024.
Raportohet se Liverpooli është klubi që po e konsideron transferimin e Hudson-Odoit dhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë anglezi do të punonte sërish me një trajner gjerman. Kësaj radhe me Jurgen Kloppin që e drejton Liverpoolin.
20-vjeçari është paraqitur në vetëm një ndeshje me Chelsean këtë edicion në Premier League.