Sport

Chelsea ishte i gatshëm të paguante 100 milionë euro për Marquinhon

Chelsea ka qenë i interesuar që ta transferojë Marquinhon e PSG-së gjatë afatit kalimtar të verës.

“RMC Sport” shkruan se klubi anglez ka qenë i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për brazilianin.

Drejtuesit e Chelseat ishin të interesuar që në mbrojtje të formonin dyshen braziliane, Thiago Silva – Marquinhos.

Por, ishte klubi francez i cili bëri të qartë se Marquinho nuk do të largohet. Madje, u raportua se edhe dëshira e lojtarit ishte që të qëndronte.

27-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.