Sport

Neres do të largohet nga Ajaxi

Sulmuesi i krahut, braziliani David Neres ka kërkuar largimin nga skuadra e Ajaxit. Mësohet se Neres po dëshiron ta vazhdojë karrierën në një kampionat më të fortë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit holandez që ta nxjerrin në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit.

24-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Ai iu bashkua Ajaxit në janar të vitit 2017 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në shtatë ndeshje. Interesim për Neresin, tashmë kanë shfaqur skuadrat nga La Liga, Atletico Madridi dhe Sevilla.