Sport

Pochettino rrezikoi shumë me ndërrimin e Messit, mund edhe të shkarkohet

Foto: AP
 

Gjërat nuk janë të njëjta te Paris Saint-Germaini pas fitores ndaj skuadrës së Lyonit, të dielën mbrëma në kuadër të Ligue 1.

Mediumet franceze kanë shkruar të hënën se trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, nuk e ka aspak vendin e sigurt pas veprimit që e bëri ndaj Lyonit ku vendosi ta zëvendësojë yllin Lionel Messi. Në minutën e 76-të, Pochettino e ndërroi Messin me Achraf Hakimin, vendim ky që nuk u prit aspak mirë nga ylli argjentinas. Në fakt, Messi as nuk ia zgjati dorën trajnerit derisa po shkonte në bankën e rezervistëve, si dhe ndërroi disa fjalë me Pochettinon. Hidhërimi ishte i dukshëm tek ai.