Sport

Vidal mungon edhe ndaj Fiorentinas

 

Pas mungesës ndaj Bolognas në ndeshjen e fundit kampionale, mesfushori Arturo Vidal do t’i mungojë skuadrës së Interit edhe në duelin që luhet ndaj Fiorentinas, të martën mbrëma dhe i takon xhiros së pestë në Serie A.

Interi ka njoftuar të hënën se Vidal ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i muskulit të këmbës dhe për këtë arsye nuk do të jetë fare në ekip për përballjen me Fiorentinan. Në njoftim thuhet se Vidal pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sassuolos, që zhvillohet më 2 tetor. 34-vjeçari këtë sezon ka katër paraqitje këtë edicion, ku ka bërë një asistim. Ai është pjesë e Interit prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga skuadra e Barcelonës.