Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koeman nuk shqetësohet për të ardhmen e tij

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur rreth të ardhmes së tij. Trajneri holandez, ka bërë të ditur se është i fokusuar vetëm te skuadra e tij dhe nuk ka frikë nëse largohet nga klubi.

“Për momentin jam duke menduar vetëm për skuadrën gjërat e tjera nuk janë në dorën time. Dhe për këtë jam shumë i qetë. Sezonin në La Liga e kemi nisur mirë dhe jemi aty pasi ka shumë ndeshje për t’u luajtur. Nuk kam frikë për të ardhmen tim. Por në fund të fundit është presidenti ai i cili vendos”, deklaroi Koeman. Trajneri 58-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022. Ai është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2020.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo