Sport

Katari mund t’i ndalojë lojtarët e pavaksinuar

Katari, si nikoqir, mund të ndalojë lojtarët e pavaksinuar që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të futbollit, që do të mbahet në vitin e ardhshëm.

Mediat në Angli kanë raportuar të hënën se organizatori i Kampionatit Botëror po bën presion që të gjithë lojtarët dhe pjesëmarrësit në Kupën e Botës të jenë të vaksinuar.

Nga nikoqiri po kërkohet që pjesëmarrësit të jenë të vaksinuara me të dyja dozat.

Deri tani, Katari ka vaksinuar më shumë se 4.6 milionë qytetarë, afërsisht 82 për qind e popullsisë.

Ndërkohë, në klubet e mëdha evropiane ka ende futbollistë të cilët po refuzojnë të vaksinohen. Ndër ta edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.

Botërori i futbollit do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.