Sulmuesi belg Divock Origi mund të rikthehet në futbollin francez. Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se interesim për sulmuesin e Liverpoolit ka treguar skuadra e Lensit.
Mësohet se Lensi po kërkon huazimin e Origit në janar me mundësi të blerjes së kartonit të tij në fund të këtij sezoni.
Te Liverpooli nuk llogaritin shumë në belgun 26-vjeçar, i cili është i gatshëm të largohet.
Këtë sezon, Origi ka një asistim në dy paraqitje kurse me Liverpoolin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai te Liverpooli u pat transferuar në vitin 2014 nga Lille.