Sport

Bashkimi befason Yllin në Suharekë

Foto: KB Bashkimi

Bashkimi ka shënuar fitore të dielën në udhëtim ndaj kampionit në fuqi Golden Eagle Yllit, me rezultat 60:55, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte e barabartë dhe u vendos vetëm në periudhën e fundit.

Çereku i parë u mbyll 13:13, derisa edhe periudha e dytë nisi e baraspeshuar. Por ishin prizrenasit të cilët shkuan në pushim me nëntë pikë avantazh, 30:21.

Në dhjetëminutëshin e tretë vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke e zvogëluar epërsinë e mysafirëve. Rezultati pas 30 minutave ishte 47:42.

Periudha e fundit ishte dramatike. Vendasit arritën të afronin rezultatin në vetëm tri pikë, 58:55.

Por prizrenasit arritën të menaxhonin mirë epërsinë e krijuar për rezultatin në fund, 60:55.

Te Bashkimi lojtari më i dalluar ishte Immanuel King me 16 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

Te Ylli u dallua Gëzim Morina me pesë pikë dhe 13 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dy humbje në dy ndeshje, ndërsa Bashkimi një fitore dhe një humbje