Sport

Chelsea vazhdon me fitore

Skuadra e Chelseat ka vazhduar me fitore në Premier League. “Blutë” të dielën fituan derbin londinez ndaj Tottenhamit me rezultatin 3:0.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të shumta nga të dyja ekipet, por që nuk u konkretizuan.

Në 45 minutëshin e dytë Chlesea shënoi tre gola. Në minutën e 49-të mbrojtësi Thiago Silva shënoi pas asistimi të Marcos Alonsos.

Mysafirët dyfishuan epërsinë në minutën e 57-të me anë të N’Golo Kantes, që shënoi fal një devijimi të topit.

Golin e fundit për Chelsean e shënoi mbrojtësi Antonio Rudiger në kohën shtesë.

Me këtë fitore Chelsea ka 13 pikë ndërsa Tottenhami është në kuotën e nëntë pikëve.