Sport

Basketboll, Trepça fiton ndeshjen që përfundon me incident

 

Amin Hot ka shënuar për tri pikë, 1:08 minuta para fundit, ndërsa Drilon Hajrizi realizoi dy gjuajtje të lira kur mbetën vetëm edhe 13 sekonda lojë. Dhe me pikët e tyre, Trepça fitoi ndeshjen dramatike ndaj Prizreni-16.

Ndeshja e së dielës mbrëma u luajt në “Minatori” dhe përfundoi 97:90 për Trepçën. Fare në fund Samir Zekiqi shënoi për tri pikë për rezultatin përfundimtar. Ndërkohë prizrenasit dështuan në sulmet e fundit të ndeshjes dramatike.