Sport

Munishi i kënaqur me pikën dhe luftën e futbollistëve të Gjilanit

Descriptive Text

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se është i kënaqur me pikën e fituar në fund të ndeshjes kundër Prishtinës të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjilani barazoi rezultatin ndaj Prishtinës në kohën shtesë në derbin e xhiros së katërt të elitës së futbollit kosovar.

“I gëzohem karakterit duke mos u dorëzuar. Ndonjëherë e arrin qëllimin ndonjëherë jo, por ne nuk u dorëzuam. Jemi me fat që shënuam, kemi mundur që mos ta shënonim, por më pëlqen lufta që e bën lojtarët e mi. Ajo ka rëndësi. Sot Prishtina luajti mirë, neve na pamundësoi të dalim me kundërsulme ashtu siç kishim ushtruar. Unë besoj se pikë e fituar me meritë, por nuk jam i kënaqur, sepse nuk e kemi shfrytëzuar shumë Blerim Krasniqin”, ka thënë Munishi duke mos komentuar penalltinë e dhënë për Prishtinën, të cilën në gol e shndërroi Besnik Krasniqi.

“Penalltinë nuk e diskutoj, mirëpo ma merr menja që është tepër. Gjithmonë ndaj meje ka pasur penallti. Dardani është ndër më të mirët, mirëpo kjo puna e penalltive është tepruar. Nuk dua ta komentoj penalltinë e dhënë. Prishtinën e kemi rival, pika e parë është që rivalin e ndalëm në vendin e tyre. Prishtina e ka skuadrën e mirë dhe tani kemi përparësi tjetër kur do të luajmë në Gjilan”, është shprehur Munishi.