6 perditesime
22:59

City me fitore bindëse ndaj Leipzigut

Manchester City ka triumfuar bindshëm 6:3 në shtëpi ndaj RB Leipzigut në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Nathan Ake (16’), Nordi Mukiele (28’ autogol), Riyad Mahrez (45+2’ penallti), Jack Grealish (56’), Joao Cancelo (75’) dhe Gabriel Jesus (79’) shënuan për Cityn.

Për Leipzigun realizoi tre gola Christopher Nkunku (42’, 51’ dhe 73’).

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Brugge barazoi 1:1 në shtëpi me Paris Saint-Germainin.

22:46

City realizon edhe golin e gjashtë ndaj Leipzigut

Manchester City ka realizuar edhe golin e gjashtë në përballjen me RB Leipzigun.

Gabriel Jesus në minutën e 86-të ka realizuar golin e gjashtë për Cityn.

City po kryeson në shtëpi me rezultatin 6:3.

https://streamja.com/OBmQj

22:40

Realizohen dy gola tjerë në ndeshjen City – Leipzig

Janë realizuar dy gola tjerë në ndeshjen Manchester City – RB Leipzig.

Christopher Nkunku në minutën e 73-të realizoi për Leipzigun duke ngushtuar disavantazhin në 4:3, por dy minuta më vonë Joao Cancelo realizoi gol për Cityn duke e ngritur epërsinë në 5:3.

Leipzigu ka mbetur me një lojtar më pak, pasi në minutën e 79-të u përjashtua me dy kartona të verdhë Angelino.

https://streamja.com/BBrNn

https://streamja.com/74r24

22:22

City rikthen avantazhin prej dy golave

Manchester City ka rikthyer avantazhin prej dy golave në përballjen me RB Leipzigun.

Fillimisht Christopher Nkunku me golin e shënuar në minutën e 51-të ngushtoi disavantazhin e Leipzigut në 3:2.

Por, Jack Grealish pesë minuta më vonë realizoi golin e katërt për Cityn. City po kryeson 4:2.

https://streamja.com/2zpR3

https://streamja.com/PJm9z

21:53

Parisi po barazon me Bruggen, City në epërsi prej dy golave

Paris Saint-Germaini po barazon 1:1 në udhëtim me Club Bruggen pas pjesës së parë të ndeshjes së Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Ander Herrera realizoi për Parisin në minutën e 15-të për Parisin, ndërsa Hans Vanaken barazoi për Bruggen në minutën e 27-të.

Për Parisin nga fillimi po luan Lionel Messi.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të Grupit A, Manchester City po kryeson 3:1 në shtëpi ndaj RB Leipzigut.

Nathan Ake (16’), Nordi Mukiele (28’ autogol) dhe Riyad Mahrez (45+2’ penallti) shënuan për Cityn, ndërsa Christopher Nkunku për Leipzigun.

https://streamja.com/Mymob

https://streamye.com/vplm8

https://streamja.com/1Op7O

21:30

Brugge barazon shifrat

Skuadra belge Club Brugge ka barazuar rezultatin ndaj Paris Saint-Germainit në duelin e Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Golin e barazimit për belgët e shënoi Hans Vanaken nga afërsia pas asistimit të Eduard Sobolit në minutën e 27-të.

https://streamwo.com/99xqJ3c

21:22

Herrera shënon për epërsinë e Parisit, City në avantazh ndaj Leipzigut

Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi ndaj Brugget në udhëtim, me golin e mesfushorit Ander Herrera.

Kjo ndeshje i takon Grupit A të Ligës së Kampionëve kurse te PSG-ja për herë të parë po luajnë prej fillimit treshja e sulmit Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe.

Herrera e shënoi golin e epërsisë në minutën e 16-të pas asistimit të Mbappes nga krahu i majtë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Manchester City po avancon 1:0 ndaj Leipzigut me golin e mbrojtësit Nathan Ake (16’).

https://streamwo.com/SfARgDw

https://streamja.com/6WrZb