Kampioni i Moldavisë, Sheriff Tiraspoli ka startuar me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e parë të Grupit D, të zhvilluar në Tiraspol, Sherrifi ka triumfuar me rezultatin 2:0 kundër Shakhtar Donetskut.
Adama Traore (16’) dhe Momo Yansane (62’), kanë shënuar golat që i siguruan Sheriffit fitoren në Champions, garë në të cilën po paraqitet për herë të parë në histori të klubit. Pjesë e këtij grupi janë edhe Interi e Real Madridi, skuadra që do të përballen prej orës 21:00 në Itali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo