Sport

Basketboll, Trepça mposht kampionin

Skuadra e Trepçës e ka nisur me fitore sezonin 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e xhiros së parë, të luajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e ka mposhtur kampionin në fuqi, Golden Eagle Yllin me rezultatin e ngushtë 72:69. Më i merituari për fitoren e Trepçës në këtë takim, ishte Drilon Hajrizi që ndeshjen e mbylli me 19 pikë të shënuara, tetë kërcime e katër asistime.

Te Trepça, pikë dyshifrore realizan edhe Samir Zekiqi (15) e Taurus Cockfield që realizoi dhjetë pikë e pesë asistime. Më i dalluari te Ylli ishte Erjon Kastrati me 14 pikë të shënuëra, i përcjellë nga Brandon Randolph me 13 sosh.