Sport

Humbja ndaj Bayernit ekspozon realitetin e ri të Barcelonës

Foto: AP
 

Barcelona duhet të përgatitet për disa kohë të vështira përpara, ndërsa po përshtatet me epokën pa Lionel Messin. Ky mesazh ishte i qartë pas humbjes 3:0 në shtëpi nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve të martën, disfata e parë e skuadrës që kur Messi u largua mes vështirësive financiare të klubit.

“Është ajo që është, ne jemi ata që jemi tani”, pranoi kapiteni Barcelonës, Gerard Pique. “Është dhe do të jetë një sezon i komplikuar”.