Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit brazilian Gabriel Jesus, ka raportuar të mërkurën sajti italian “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se Juventusi po përgatitë një ofertë për ta bindur Manchester Cityn në lirimin e Jesusit në afatin kalimtar të janarit.
Te Juventusi, po e shohin Jesusin si përforcim të duhur dhe pasardhës të denjë të Cristiano Ronaldos, i cili muajin e shkuar u kthye te Manchester Unitedi. Jesus është pjesë e Cityt prej janarit të vitit 2017 kur iu bashkua nga Flamengo dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Këtë edicion, 24-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në katër paraqitje në Premier League.