Sport

Te Barcelona vlerësojnë se rezultati nuk është i drejtë

Te Barcelona kanë vlerësuar se humbja 3:0 nga Bayerni nuk është rezultat i drejtë në bazë të asaj që është shfaqur në fushën e lojës.

Në të vërtetë Barcelona nuk ka pasur asnjë goditje në kornizë të portës në takiminin në “Camp Nou”.

“Mendoj se rezultati është i padrejtë. Goli i parë është devijuar nga unë. Goli i dytë është shënuar pas topit të kthyer nga shtylla, që erdhi te Lewandowski. Nuk mendoj se është dashur të humbim me kaq shumë dallim”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia.