Sport

Tuchel e vlerëson të vështirë fitoren e Chelseat

Chelsea e ka nisur me fitore minimale mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve. Chelsea të martën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Zenit St. Petersburgut. Golin e shënoi Romelu Lukaku.

“Ne kemi pritur ndeshje të vështirë, pasi është gara elitare e Evropës dhe kishim përballë kampionin e Rusisë. Është dashur të jemi në nivelin më të lartë. Jam i lumtur pasi është dashur të punojmë shumë. Nuk ishte e lehtë. Është e vështirë të paraqitesh vazhdimisht në atë nivel”, ka thënë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

“Fitorja është e rëndësishme për besimin tonë. Nuk jemi të mbaruar, por jemi në pozitë të mirë për t’u përmirësuar. Hapi i parë është bërë. Por janë edhe pesë ndeshje në fazën grupore”, ka theksuar Tuchel.