1 perditesime
22:53

Juventusi triumfon si mysafir i Malmos

Juventusi e ka nisur mbarë edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Torino ka shënuar fitore si mysafire e Malomos me rezultatin 3:0. Ky duel i takoi Grupit H.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë, ku Juventusi realizoi të tre golat. Alex Sandro (23’), Paolo Dybala nga penalltia (45’) dhe Alvaro Morata (45+1), shënuan golat e fitores për ekipin italian. Me 3 pikë, Juventusi është lider i Grupit me pikë të njëjta me Chelsean që e mposhti Zenitin 1:0 me golin e Romelu Lukakut.

21:50

Juventusi po fiton bindshëm ndaj Malmos

Juventusi është duke fituar me rezultatin 3:0 në ndeshjen ndaj Malmos, në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane në pjesën e parë arriti të shënoi tri gola dhe thuajse për ta mbyllur çështjen e fituesit.

Golat u shënuan nga Alex Sandro (23’), Paulo Dybala (45’) dhe Alvaro Morata (45+1’). Dybala shënoi nga pika e bardhë.