Sport

Arsenali merr pikët e para në sezonin e ri

Është dashur të luhej xhiroja e katërt që Arsenali të marrë pikët e para në edicionin e ri të Premier Leagues.

“Topçinjtë” kanë mposhtur Norwichin me rezultat minimal 1:0 për tri pikët e para.

Pierre-Emerick Aubameyang realizoi golin e fitores në minutën e 66-të.

Te Norwichi, ylli kosovar, Milot Rashica u paraqit në 20 minutat e fundit. Kjo skuadër mbetet e vetmja pa asnjë pikë deri tash.