Rikthimi i normalitetit në Spanjë ka vazhduar pas pandemisë së koronavirusit. Shteti spanjoll ka vendosur që kapacitetet e stadiumeve me tifozë të rriten nga 40% në 60%.
Rregullat e reja janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë, Carolina Darias, e cila shpjegoi se e ka pasur futbollit dhe basketbollin në mendje kur i ka marrë parasysh këto ndryshime. Ky rregull do të hyjë në fuqi menjëherë në raundin tjetër të La Ligës, që do të jetë pas ndeshjeve të përfaqësueseve.
Spanja ka shkuar në 70% të vaksinimit të gjithë popullsisë dhe masat kanë nisur të lehtësohen në atë vend. Spanja ka qenë njëra prej shteteve më të prekura nga koronavirusi.