Sport

Challandes respekton vendimin e Paqaradës për t’u larguar nga përfaqësuesja

 

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se e pëlqen mbrojtësin Leart Paqarada, por e respekton vendimin e tij për t’u larguar nga përfaqësuesja.

Paqarada ka thënë se nuk do të luajë për Kosovën derisa seleksionues të jetë Challandes. Ai ka cituar si arsye morespektin dhe injorimin që ka pasur nga Challandesi.