4 perditesime
19:10

Munishi tregon se kur Gjilani do të jetë i rrezikshëm

Trajneri Ismet Munishi i është gëzuar fitores së parë të arritur me skuadrën e Gjilanit. Por, ai ka thënë se më i rrezikshëm, Gjilani do të bëhet kur do të jetë më i kompletuar.

Ai tha se Gjilani ka disa mungesa të rëndësishme.

Gjilani mposhti Feronikelin 1:0 të dielën. “Feronikeli luftoi mirë, por ne i gëzohemi fitores së parë të arritur.

Janë të rëndësishme fitoret në një kampionat që do të jetë i luftuar. I përgëzoj futbollistët për angazhimin, por komplimente edhe për Feronikelin që luftoi shumë edhe kur ishte me një lojtar më pak në fushë.

Po vijnë deri te rastet, kanë punuar në fazën përgatitore, por ekipi nuk është ende i gatshëm 100 për qind. Por, kur të kompletohemi do të jemi më të rrezikshëm”, ka thënë Munishi.

Ai beson se Gjilani do të bëj gjëra të mëdha këtë edicion. “Unë besoj se kemi forcën, cilësinë dhe organizimin për gjëra të mëdha”, ka theksuar Munishi.

Gjilani javën e kaluar barazoi, ndërsa me fitoren e arritur të dielën ka grumbulluar katër pikë.

19:08

Elshani tha se karton i kuq ndikoi në humbjen ndaj Gjilanit

Trajner i Feronikelit, Faruk Elshani tha se skuadra e tij dha maksimumin në ndeshjen kundër Gjilanit, dhe pati një paraqitje shumë të mirë.

Megjithatë, ai shtoi se kartoni i kuq i Bujar Pllanës, pati ndikim në disfatën 1:0 nga Gjilani. “E uroj Gjilanin për fitoren.

Ne jemi munduar të krijojmë raste por kemi pasur telashe me lëndimet dhe gjithashtu ndikoj edhe kartoni i kuq.

Shpresoj që në xhiron e ardhshme të marrim pikë. Besoj se do të arrijmë të mbijetojmë në Superligë dhe pres nga kryesia e klubit që të ketë edhe dy apo tre futbollistë si përforcime.

Do t’i marrim ndeshjet një nga një”, tha Elshani.

18:56

Gjilani shënon fitoren e parë në Superligë

Gjilani ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Ismet Munishi të dielën në udhëtim ka mposhtur Feronikelin me rezultatin minimal 1:0.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e dominuar nga gjilanasit të cilët shpërdoruan disa mundësi shënimi.

Madje mysafirëve iu anulua goli i shënuar nga Blerim Krasniqi pas rishikimit me VAR.

Në pjesën e dytë udhëtuesit shtuan edhe më shumë presionin para portës kundërshtare. Në minutën e 66-të Bujar Pllana ndali në mënyrë të palejuar në zonë Elton Calen.

Gjyqtari akordoi penallti në të mirë të mysafirëve përderisa Pllana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh dhe të kuqin.

Nga pika e bardh i pagabueshëm u tregua Gerard Progni, që realizoi për 1:0 në minutën e 69-të.

Në minutat shtesë të ndeshjes Gjilani mbeti me një lojtarë më pak në fushë pasi Muhamed Useini u ndëshkua me kartonin e dytë verdhë dhe të kuqin.

Por deri në fund skuadra nga Drenasi nuk arriti të rrezikonte portën e Enea Koliqit.

Me këtë fitore Gjilani pas dy ndeshjeve ka katër pikë ndërsa Feronikeli një pikë.

18:30

Gjilani kalon në epërsi ndaj Feronikelit

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit 1:0. Në minutën e 66-të Bujar Pllana ndali në mënyrë të palejuar në zonë Elton Calen.

Gjyqtari akordoi penallti në të mirë të mysafirëve përderisa Pllana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh dhe të kuqin.

Nga pika e bardh i pagabueshëm u tregua Gerard Progni, që realizoi për 1:0 në minutën e 69-të.

17:53

Feronikeli – Gjilani, pjesa e parë mbyllet pa gola

Pjesa e parë ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit, është mbyllur pa gola 0:0.

Të dy skuadrat në 45 minutat e para kishin mundësi shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin.

Madje Gjilani arriti të shënoi një gol me sulmuesin Blerim Krasniqi por që u anulua pas rishikimit me VAR.