Xherdan Shaqiri ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është transferuar te Lyoni. “Unë jam Lyonnais, përpara”, ka shkruar 29-vjeçari, i cili krahas mbishkrimit postoi edhe dy fotografi me fanellë të klubit francez, më të cilin ka firmosur deri në vitin 2024.
Për Shaqirin, Lyoni do të jetë klubi i gjashtë në të cilin do të luajë, pas Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt dhe Liverpoolit. Ndërkaq, liga dhe shteti i pestë evropian që do të luajë, pas Zvicrës, Gjermanisë, Italisë dhe Anglisë. Shaqiri është pjesë e rëndësishme edhe e Përfaqësueses së Zvicrës.