Sport

Rikthimi i suksesshëm nga lëndimi i Berishës te Salzburgu

Mërgim Berisha e ka shënuar golin e parë këtë edicion me fanellën e Red Bull Salzburgut pas kthimit të tij nga një lëndim.

Ai shënoi disa sekonda pasi hyri në fushë në ndeshjen që Salzburgu e fitoi përballë Austria Klagenfurtit me rezultatin 3:1.

Berisha u inkuadrua në fushë në minutën e 69-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e 70-të.

“Kisha një ndjenjë të mirë. Unë e di që mund të gjuaj mirë nga gjuajtja e lirë dhe ishte një pozitë e mirë për mua”, tha Berisha për “Sky”.

Sulmuesi 23-vjeçar pati paraqitje të mira sezonin e kaluar me fanellën e skuadrës austriake. Ai shënoi 22 gola dhe asistoi 14 herë në 42 ndeshje në të gjitha garat.