Sulmuesi kosovar Eros Grezda e ka shënuar golin e fitores për Zalaegerszegin që mposhti Debrecenin me rezultatin 2:1.
Grezda u inkuadrua në fushë në minutën e 69-të kurse golin e realizoi në minutën e 86-të.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit të Hungarisë.