Trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtakut, i vjen keq që futbollistët e tij nuk arritën ta fitojnë ndeshjen ndaj Gjilanit në “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Gjilani në minutën e 90-të siguroi një pikë në udhëtim ndaj Drenicës që ishte në epërsi që prej minutës së 15-të të takimit të parë të edicionit të ri të Superligës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Futbolli i ka këto, nuk të përcjell edhe fati. Kemi qenë në epërsi deri në minutën e 90-të. Ishte një pakujdesi dhe pësuam një gol që me pak fat kemi mundur të dalim me pikët e plota. Nëse flasim për paraqitjen në përgjithësi, vij pas një kohe 18 muajsh dhe mënyra si ka luajtur Drenica më parë dhe tash, jam i kënaqur. Na pret një kampionat i vështirë, por jam i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur. I kanë kryer detyrat me përpikëri futbollistët. Futbollistët kanë treguar disiplinë të madhe”, ka thënë Lushtaku.