Sport

Karateistja Mustafa e bronztë në Evropianin për kadetë, juniorë dhe U21

Karateistja Behije Mustafa e ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe U-21 që po mbahet në Tampere të Finlandës.

Ajo fitoi medaljen e artë në kategorinë e juniorëve mbi 59 kilogramë pas katër fitoreve.

Në luftën për të bronztën përmes repesazhit mundi Lara Zarein e Suedisë.

Ndërkohë, Rinesa Osmani që doli e shtata në kategorinë e juniorëve deri në 59 kg, Rigon Baruti u rendit i nënti tek juniorët deri në 68 kg.

Ekipi i karatesë po paraqitet me 17 garues.