Sport

Unitedi po përgatit kontratë të re për Fernandesin

Manchester United është duke punuar në një kontratë të re për portugezin Bruno Fernandes, njofton Fabrizio Romano.

Portugezi është i lidhur me një marrëveshje deri në qershor të vitit 2025 me anglezët, por është i kënaqur që klubi ka kërkuar t’ia zgjasë kontratën me kushte të përmirësuara.

Mesfushori 26-vjeçar Unitedit iu bashkua në janar të vitit të kaluar nga Sportingu i Lisbonës.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni shënoi “hat-trick” në fitoren 5:1 të Unitedit përballë Leeds United.

Ai sezonin e shkuar tregoi paraqitje të mira dukë shënuar 28 gola dhe 17 asistime në 58 ndeshje në të gjitha garat.